Gjyqi politik/ Dëshmia, Meta: I përkas vetëm 2 marsit të Besëlidhjes dhe Kushtetutës!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë argumentet e tij në seancën paraprake këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku ka theksuar se dosja ndaj tij, është e bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime, e përgatitur prej gati 2 dekadash nga sekti sorosist, që ka kapur në mënyrë antikushtetuese Reformën në Drejtësi. Në parashtirmet para trupës gjykuese në GJKKO, Meta ka deklaruar se kjo është arsyeja se përse Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende në renditjen botërore nga Transparency International gjatë vitit të fundit. ‘Sepse Kreu i Organizatës Kriminale, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e tij përmes kapjes së sistemit gjyqësor, por edhe e ka përdorur këtë të fundit si armë politike kundër kundërshtarëve të tij politikë’, ka theksuar Meta në nisje...
Burimi:
syri.net