Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënimin me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të procesit që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Lidhur me këtë kërkesë, kreu i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar ekskluzivisht në emisionin “Opinion” në TV Klan, duke e cilësuar aktakuzën si “pamflet propagandistik” dhe duke shprehur bindjen se ndaj të akuzuarve nuk është paraqitur asnjë provë konkrete faji gjatë procesit gjyqësor disa vjeçar në Hagë. Berisha u bëri thirrje gjyqtarëve që të rrëzojnë akuzat dhe të shpallin pafajësinë për ish-drejtuesit e UÇK-së. “Aktakuzat e prokurorëve të Hagës më duhet të them se ishte një pamflet propagandistik, variant i propagandës antishqiptare të ultranacionalistëve serbë, mbi luftën...