Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme legjitimoi ish-deputetin Plarent Ndreca si avokat të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij para mediave, Ndreca ka deklaruar se prokukorët e SPAK nuk pranojnë që të dorëzojnë aktet hetimore me një procesverbal dhe një inventar te Veliaj apo te përfaqësuesit e tij ligjorë. Po ashtu Ndreca theksoi se për të garantuar mbrojtjen e Veliajt, është themelore vënia në dispozicion nga ana e SPAK e akteve hetimore, në përputhje me praktikat e njohura dhe të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. “Asnjëri nga ata nuk pranon të na japë në dorëzim aktet me një procesverbal dhe një inventar. Saga që ju përmendni me të drejtë është në dëm të Veliajt dhe të qytetit të...