Gjyqi ndaj Stefano Boerit/ Miku i Ramës del para gjykatës së Milanos në 16 mars

Gjyqi ndaj Stefano Boerit/ Miku i Ramës del para gjykatës së Milanos në 16 mars

Më 16 mars 2026 do të nisë në Milano procesi gjyqësor për çështjen “Bosconavigli”, kompleksi rezidencial në zonën San Cristoforo të Milanos, që ka qenë në qendër të hetimeve të prokurorisë për parregullsi urbanistike dhe ndërtimore. E ka vendosur Gjykata e Milanos. Të pandehurit, mes të cilëve edhe arkitekti i masterplanit të Tiranës, Stefano Boeri, akuzohen për parcelizim të paligjshëm dhe ndërtim pa plan zbatues të miratuar, ndërsa prokuroria vlerëson se projekti ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 5.5 milionë eurosh për arkën publike. Në gjyq do të përballen arkitekti Stefano Boeri dhe Giovanni Da Pozzo, projektues; Marco Nolli, përfaqësues i shoqërisë Milano 5.0; Giorgio Cristoforo, përfaqësues i kompanisë Smv Costruzioni srl; Stefano De Cerchio, drejtor i punimeve; Giovanni Oggioni, drejtor i Zonës SUE...