Gjyqi i krerëve të UÇK-së/ Miratohet propozimi i Ballës: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër kërkesës së Hagës!

Gjyqi i krerëve të UÇK-së/ Miratohet propozimi i Ballës: Kuvendi të dalë me deklaratë kundër kërkesës së Hagës!

taulant balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka propozuar që Kuvendi të dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Balla u shpreh se Shqipëria duhet t'ja bëjë të qartë Hagës se, nuk mund ta pranojë një përbaltje të tillë ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.  Socialisti propozoi garkimin e dy përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Jashtëm me përgatitjen e një deklarate urgjente të Kuvendit për t’i shprehur revoltën Hagës ndaj kërkesës së Prokurorisë. “Ditën e hënë jemi njohur me një aktakuzë të turpshme në kurriz të katër ish-krerëve të UÇK. 180 vjet burg janë kërkuar ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Një aktakuzë e padëgjuar, ndërkohë që për asnjë nga personat e marrë përgjegjës penalë...