“Gjyq publik, bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë”, Manja lexon raportin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun: Kuvendi të ndajë gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor

“Gjyq publik, bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë”, Manja lexon raportin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun: Kuvendi të ndajë gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor

Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, la lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut. Nga foltorja e Kuvendit Manja u shpreh se socialistët kanë propozuar rrëzimin e kësaj kërkese. “Ne kemi propozuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimin për arrestimin e zonjës Balluku”, tha Manja në nisje të leximit të këtij raporti. “Në emër të anëtarëve të shumicës në këtë Këshill, në momentin që ne paraqitëm raportin, ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional që ndryshon natyrën e vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesës së SPAK”, tha ai duke iu referuar shkarkimit të saj si zv.kryeministre dhe ministre, duke thënë se nuk ka rrezik...