‘Gjykatësja e opozitës, në duart e ish drejtorit juridik të Ramës ‘, Xhixho:  Drejtësi politike me dy standarde!

‘Gjykatësja e opozitës, në duart e ish drejtorit juridik të Ramës ‘, Xhixho: Drejtësi politike me dy standarde!

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri duket se po përballet me një krizë të thellë besueshmërie, teksa akuzat për standarde të dyfishta dhe ndikim politik bëhen gjithnjë e më të zëshme. Dy raste të profilit të lartë, ai i ish-presidentit Ilir Meta dhe i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, kanë vënë në pah një kontrast flagrant në mënyrën se si trajtohen figurat politike nga organet e drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre. E ftuar në edicionin e mesditës, nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho, e cilëson këtë një drejtësi me dy standarde, teksa hoqi paralele mes kreut të PL, Ilir Meta dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ndonëse është nën hetim nga SPAK për afera të shumta korruptive,...