Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Gjykata Kushtetuese sqaron opinionin publik: Vendimi për Ballukun nuk është mbyllur, shqyrtimi më 22 janar
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim në lidhje me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, imuniteti i të cilës ka mbetur pezull, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj. Kushtetuesja ka përgënjeshtruar pretendimet e ngritura nga PD, në lidhje me një vendimmarrje të mundshme të GJK-së, apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut. Gjykata thotë se çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë, teka shton se seanca plenare publike do të zhvillohet më 22 janar 2026, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara. “Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që...