Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për Avokatin e Popullit, konfirmohet Endri Shabani

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë për Avokatin e Popullit, konfirmohet Endri Shabani

TIRANË-Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi sot të mos e kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën për shpalljen antikushtetuese të procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Kërkesa ishte paraqitur nga Ardiana Kalaja, e cila kundërshtoi mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë më 11 dhjetor 2025, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë dhe shfuqizimin e procedurës si të papajtueshme me Kushtetutën. Kalaja kërkoi konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi dhe Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit, më datë 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos i kalojë kërkesat në seancë, duke konfirmuar përfundimisht si Avokat Populli, Endri Shabanin. Shabani u votua me 85 vota...