Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
Sali Berisha TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim mbi kërkesën e Kryedemokratit Sali Berisha, lidhur me tre vendimet e gjykatave më të ulëta për masën e arrestit shtëpiak. Në vendimin e dhënë, Kushtetuesja konstaton se masa e arrestit shtëpiak ndaj Liderit të opozitës është mbajtur përtej afatit të arsyeshëm. Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike u vendos në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023 dhe qëndroi në arrest shtëpie për 331 ditë. Fillimisht, ndaj Berishës ishte caktuar masa "detyrim paraqitje" çdo 2 javë pranë SPAK për shkak se ishte marrë nën hetim për dosjen "Partizani". Avokatët e Berishës kishin kundërshtuar në mënyrë të përsëritur zgjatjen e arrestit gjatë seancave të raportimit dymujor, ndërsa SPAK këmbëngulte në mbajtjen e tij.
Burimi:
zeri.ai