Gjykata amerikane urdhëron konfiskimin e aseteve të Shqipërisë jashtë, pasi i detyrohet një kompanie 13 milionë $
Pas rastit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro, vendi është përballe vendimit për një tjetër konfiskim. Kompania “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington që të konfiskojë asetet që i përkasin Shqipërisë jashtë vendit. Arsyeja lidhet me një vendim arbitrazhi prej rreth 13 milionë dollarësh në favor të kompanisë GBC Oil, një firmë me pronarë shqiptarë dhe një amerikan. Ky vendim ka të bëjë me një konflikt që zgjat gati një dekadë, i nisur pas rritjes së taksave mbi koncesionet e naftës, kur kompania fillimisht Stream Oil kishte marrë leje për të shfrytëzuar disa fusha nafte dhe më pas ndryshoi pronësia disa herë deri tek GBC Oil....
Burimi:
sot.com.al