Gjuetia e njerëzve në Sarajevë, Vuçiqi, Stanishiqi, Bokani nën akuzë, del libri ‘Snajperistët e fundjavës’

Gjuetia e njerëzve në Sarajevë, Vuçiqi, Stanishiqi, Bokani nën akuzë, del libri ‘Snajperistët e fundjavës’

Nga Enver Robelli Sot, më 17 mars, është publikuar libri ‘Snajperistët e fundjavës’ i gazetarit italian Ezio Gavazzeni, që synon të zbardh ‘gjahun njerëzor’ mbi Sarajevë. Revista gjermane ‘Der Spiegel’ shkruan se dyshohet që pas organizimit qëndron shefi i shërbimit sekret serb Jovica Stanishiqi. Një gazetar kroat akuzon kryetarin serb Aleksandar Vuçiq për kontakte me pjesëmarrësit në gjuetinë ndaj njerëzve. Tre veteranë çetnikë vdiqën në mënyrë misterioze më 2025. A po fshihen kështu gjurmët e fundit të këtij krimi makabër? Në arkivat e dhimbjes së Sarajevës, midis mijëra dëshmive, gjendet një dosje me shënimin ‘Irina Qishiq 1992–1993’. Brenda dosjes është një predhë e kalibrit 7.9 milimetra. Irina u vra vetëm katër ditë pas ditëlindjes së saj të parë, pak kohë pasi kishte mësuar të thoshte...