“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj foli sot për protestën e tij të vazhdueshme në trotuarin përpara kryeministrisë çdo ditë. Protestë, e cila kulmoi të dielën më 4 janar, ku pati dhe përplasje me policinë, që hoqi me dhunë çadrat dhe ngrohëset e protestuesve. Lapaj thekson se sjellja e policisë ishte disproporcionale. Sakaq, shton se policët gjuajnë me kambale te këmbët e protestuesve që të mos i kapi kamera. “Sjellja e fundit ka qenë disproporcionale. Ai ishull rezistence nuk ka penguar askënd as në trotuar as makine. Nuk ka një dëshmi se aty është bërë një vandalizëm. Mesazhi është ky qendra, jo agresiviteti. Nuk besoj te ajoi lloj proteste. Disproporcioni i policisë ka qenë 1 me 10. Pamjet më duken si pamjet si besnikëve të...