Gjokutaj: KLGJ po vepron në mënyrë të fshehtë, pas vendimit për Irena Gjokën qëndron urdhër politik

Gjokutaj: KLGJ po vepron në mënyrë të fshehtë, pas vendimit për Irena Gjokën qëndron urdhër politik

Avokati Genci Gjokutaj, në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Edvin Parruca, ka hedhur akuza të forta ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke e cilësuar të paligjshme dhe të manipuluar mënyrën se si po trajtohet çështja e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, pretendimet se KLGJ-ja ka shpallur moskompetencë pa ia referuar çështjen Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë juridikisht të pamundura dhe tregojnë një procedurë të ndërtuar me ngut, në mënyrë të fshehtë dhe nën ndikim politik. Genci Gjokutaj: Këtë dijeni kisha dhe unë deri tani, por nëpër portale po qarkullon një lajm që KLGJ-ja nuk ia ka dërguar ILD-së çështjen. Pra, ka shpallur atë moskompetencën si të themi. Teorikisht edhe praktikisht mua më duket e pamundur sepse një organ administrativ, qoftë edhe gjykata,...