“Gjoba s’është alternativa e parë, po e bëre këtë, ia ke dalë”, Braçe mesazh Dash Sulës: Kush do të flasë për fshatin tani?

“Gjoba s’është alternativa e parë, po e bëre këtë, ia ke dalë”, Braçe mesazh Dash Sulës: Kush do të flasë për fshatin tani?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka uruar ish-demokratin Dashnor Sula për detyrën e re si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se i uron punë të mbarë si kryeinspektor, ndërsa i kujton se “gjoba nuk është alternativë e parë”. Nuk mungon as ironia në urimin e Braçes, kur e pyet: “Kush do të flasë për fshatin tani?”. “Urime Dash! Punë të mbarë! Sinqerisht! Dua shumë t’i hysh e t’i dalësh në fund, siç ligji parashikon: Gjoba nuk është alternativë e parë! Po e bëre këtë, ia ke dalë! Ndërkohë, një merak e kam: Kush do të flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja edhe unë. Tani kush do të flasë? Është...