GJKKO shtyn seancën për Erion Veliaj, rrëzohet kërkesa e avokatit Plarent Ndreca
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e një avokati mbrojtës për Meriman Palushi, një prej të pandehurve në çështjen që lidhet me hetimet ndaj Veliajt. Në të njëjtën kohë, gjykata vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së, Plarent Ndreca, si avokat të kryebashkiakut, pas kërkesës së këtij të fundit. Ndërkohë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Ndrecës për ripërsëritjen e procedurës së dorëzimit të akteve, duke vlerësuar se ajo është kryer në përputhje me ligjin. Vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë. Kryebashkiaku ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK, ku ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion...
Burimi:
syri.net