GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet data e seancës së radhës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e mbrojtjes për dorëzimin e akteve të inventarizuara në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se gjykata theksoi se fashikujt e dosjes janë të numeruar dhe të inventarizuar, duke vlerësuar se kërkesa e avokatit për dorëzim të inventarizuar nuk është e nevojshme, pasi aktet janë dorëzuar tashmë sipas procedurave. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet ditën e mërkurë, më 1 prill, në orën 09:00. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv