GJKKO lë në qeli Ilir Metën, pezullohen afatet e paraburgimit dhe për Erion Veliajn, debate të ashpra në gjyq për…

GJKKO lë në qeli Ilir Metën, pezullohen afatet e paraburgimit dhe për Erion Veliajn, debate të ashpra në gjyq për…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar këtë të martë (24 mars), kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për të lënë qelinë- ditë të cilën ai ka edhe ditëlindjen. Ish-presidenti i cili nuk ishte i pranishëm në seancë kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro. Kërkesën e shqyrtoi gjyqtari Paulin Çera, të cilin avokati i Metës Kujtim Cakrani akuzoi se nuk u ngrit në lartësinë e detyrës dhe aludoi se ka marrë urdhra nga telefoni kur është futur në dhomë këshillimi. Më tej Cakrani tha se donin që lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore t’ia bënin dhuratë për ditëlindjen e 57-të. Ai nënvizoi gjithashtu se do të ankimojë vendimin e GJKKO, duke shtuar se beteja nuk...