GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, është në kundërshtim me Kushtetutën. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Berisha kundër tejzgjatjes së masës kufizuese. Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se, edhe pse kishin kaluar shtatë muaj nga vendosja e arrestit në shtëpi, gjykatat e zakonshme nuk kishin dhënë argumente konkrete për ekzistencën e rrezikut të ikjes. Po ashtu, sipas Kushtetueses, nuk ishte paraqitur asnjë rrethanë e re që të justifikonte ashpërsimin e masës së sigurisë. Fillimisht, rreziku për cenimin e provave ishte konsideruar i përmbushur me masën më të lehtë “detyrim paraqitjeje”. Megjithatë, më pas u vendos një masë më e rëndë, ajo e “arrestit në shtëpi”, pa u...
Burimi:
javanews.al