Gjermania si SHBA: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, reforma në shtetin e së drejtës
Gjermania i ka përcjellë sot Tiranës një mesazh të qartë për vijimin e reformave, me theks të veçantë te shteti i së drejtës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vizitës në Shqipëri, ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, theksoi se këto fusha mbeten vendimtare për rrugëtimin europian të vendit. ‘Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës, si dhe me luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’, deklaroi Krichbaum, duke vendosur menjëherë theksin te sfidat kryesore. Mesazhi i Berlinit rreshtohet pothuajse në një linjë me qëndrimet e fundit të Shteteve të Bashkuara. Në muajt e fundit, përfaqësues të administratës amerikane, përfshirë të Ngarkuarën me Punë në Tiranë, Nancy...
Burimi:
syri.net