“Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Balla falenderon ministrin Krichbaum për mikpritjen
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilluan një takim me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, ku u diskutua mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe reformën në drejtësi. Në një postim në rrjete sociale Balla ka falënderuar zyrtarin gjerman për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. “Faleminderit për ftesën dhe mikpritjen Ministrit të Shtetit për Europën Gunther Krichbaum. Shqipëria është një model për vendet e tjera në zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit (vettingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies, integritetit brenda sistemit gjyqësor, si dhe në sigurinë juridike për investimet e...
Burimi:
javanews.al