‘Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit’, Meta: Mësuesi mbetet shtylla më e fortë e shoqërisë
Në një mesazh të përzemërt për të gjithë mësuesit shqiptarë, kreu i PL, Ilir Meta shprehu mirënjohjen për përkushtimin e mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve, të cilët çdo ditë punojnë për të ndërtuar dijen dhe karakterin e brezave të rinj. Ai thekson se misioni i mësuesit mbetet themeli i shoqërisë dhe shtylla më e fortë e së ardhmes së vendit, edhe përballë sfidave të mëdha që përballet arsimi sot në Shqipëri. Postimi: Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit! Urimet më të përzemërta për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë, të cilët me përkushtim dhe sakrificë i shërbejnë çdo ditë dijes dhe edukimit të brezave të rinj. Mirënjohje të thellë për misionin tuaj fisnik në përcjelljen e dijes, vlerave qytetare dhe identitetit kombëtar. Fatkeqësisht, shumë...
Burimi:
syri.net