“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

“Gënjeshtra udhëton shpejt”, videomesazhi i Ballës në rrjetet sociale: E vërteta mbërrin gjithmonë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka shpërndarë një videomesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.” Ky reagim vjen pas aludimeve të portaleve që një nga familjarët e tij kishte lidhje me call center-in që u bllokua nga SPAK. “Thënia e Ditës: ‘Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë.’ Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”, shkruan Balla. Top Channel