Gazetarja në Quo Vadis: Qytetarët i kanë braktisur protestat e PD

Gazetarja në Quo Vadis: Qytetarët i kanë braktisur protestat e PD

Gazetarja Daniela Maloku, e ftuar në Quo Vadis, ka komentuar aksionet politike të Partisë Demokratike, e cila ka thirrur protestën kombëtare të radhës këtë të shtunë, më 24 janar. Maloku tha se ajo që ka vënë re është se PD-ja është braktisur nga qytetarët, gjë që, sipas saj, dëshmohet edhe nga numrat në protesta. Sipas saj, kjo vjen për shkak se qytetarët nuk po shohin fytyra të reja në Partinë Demokratike. Pjesë nga biseda: Maloku: Ajo që unë kam parë në protestat e PD-së është se nuk marrin më pjesë qytetarët. Borakaj: Pse? Maloku: Duhet pyetur PD-ja, por mendoj se kanë humbur besimin. Borakaj: Protestat e fundit ishin të braktisura? Maloku: Morën pjesë vetëm strukturat e PD-së. Janë fytyra që i shoh sa herë ka...