Gazetarja demaskon Shehajn për firmat e drejtësisë: Asnjë vlerë reale për qytetarët, vetëm për mbijetesë personale politike
Gazetarja Klodiana Lala dhe Agron Shehaj, janë përplasur në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me nismën për të mbledhur 100 mijë firma pro drejtësisë. Gazetarja ia ka plasur në sy Shehajt se mbjedhja e firmave për drejtësinë është një aksion propagandistik dhe që i shërben për qëllime partiake partisë së tij dhe nuk ka asnjë efekt tjetër. Lala e cilësoi nismën pa asnjë efekt real për qytetarët por vetëm për interes personal të Shehajt për mbijetesë politike duke demaskuar kështu publikisht lëvizjen e Agron Shehajt. Debati: Klodiana Lala: Nuk kanë asnjë efekt real. Më thuaj cili është efekti real që sjell në sistemin tonë? Me këto firma çfarë arrin? Agron Shehaj: Kush të tha se ka ndikim juridik apo real? Një protestë çfarë rezultati ka? Është një dëshmi, sensibilizim....
Burimi:
syri.net