Gazetari gjerman zbulon planin: Rama dhe Vuçiç ndërmarrin një nismë të përbashkët për zgjerimin e BE
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë ndërmarrë një iniciativë të përbashkët që ka të bëjë me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kjo iniciativë është bërë me dije nga gazetari gjerman Michael Martens përmes një postim në rrjetin social X. Martens thekson se kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare, megjithatë nuk pritet të marrë konsensus të plotë, pasi mund të përballen me kundërshti. Ai paralajmëroi se detaje të mëtejshme në lidhje me këtë iniciativë do t’i publikojë së shpejti në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). “Së shpejti: Një iniciativë e përbashkët nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk...
Burimi:
sot.com.al