Gazetari gjerman paralajmëron nismën e re Rama-Vuçiç për zgjerimin e BE-së
Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama GJERMANI- Një zhvillim i ri në skenën politike në rajon pritet të bëhet publik së shpejti. Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar publikun për një iniciativë të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Martens në platformën sociale X shkruan se dy liderët pritet të dalin me një propozim të ri që lidhet me procesin e zgjerimit të Bashkimi Europian. Ai thekson se iniciativa ka potencialin të tërheqë vëmendje të konsiderueshme në rajon dhe më gjerë, por paralajmëron se ajo mund të përballet edhe me kundërshti. Coming up: A joint initiative by Albania’s Prime Minister Edi Rama and Serbian President Aleksandar Vučić on EU enlargement. The move is likely to...
Burimi:
zeri.ai