‘Gazetarët të merren me lajmin, s’do regjistrohen’, Manja për Kodin e ri Penal: Profesionistët e shpifjes të shqetësohen
Ulsi Manja TIRANË-Në seancën e sotme pritet që të kalojnë për votim ndryshimet e reja në Kodin Penal, që synojnë sipas mazhorancës dekriminalizimin e shpifjes së gazetarëve. Në lidhje me këtë pikë, deputeti Ulsi Manja sqaroi se gazetarët nuk duhen të jetë të shqetësuar, por profesionistët e shpifjes. Manja ka theksuar se ndryshimet në Kodin e ri Penal janë pjesë e procesit të harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe nuk cenojnë gazetarët, por vetëm “profesionistët e shpifjes”. Deputeti mohoi se ka synim ndëshkimin e gazetarëve: “Askush nuk po kërkon të regjistrojë gazetarët. Gazetarët që merren me lajmin nuk duhet të kenë asnjë shqetësim. Profesionistët e shpifjes, ata po. Sot kemi 800 portale që s’e dinë çfarë është etika; ata duhet të përballen me ligjin.” Ulsi...
Burimi:
zeri.ai