Gazeta më e madhe austriake: Edi Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

Gazeta më e madhe austriake: Edi Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

Kryeministri sulmon Prokurorinë e Antikorrupsionit, sepse po hetohet Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Luftë për pushtet në skenë të hapur Nga Adelheid Wölfl, DER STANDARD Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Antikorrupsionit për të hequr imunitetin e Zëvendëskryeministres shqiptare, Belinda Balluku, një deputete e Partisë Socialiste. Por ajo reagoi me mosrespekt. Politikania dyshohet se ka ndërhyrë në një proces publik tenderimi për shtatë projekte të mëdha rrugore në favor të një ofertuesi të caktuar. Prokuroria e Antikorrupsionit SPAK heton prej muajsh, ndërsa Kryeministri Edi Rama po përdor çështjen për të zhvilluar një betejë personale kundër drejtësisë. Kështu, ai praktikisht minon ndarjen e pushteteve në vend. Kur SPAK në nëntor të kaluar kërkoi pezullimin e Ballukut,...