“Gati aktet nënligjore për bastet sportive”, zbardhen vendimet e Qeverisë: Hapet liceu francez në Korçë, 67 milionë euro për sistemin e kanalizimeve

“Gati aktet nënligjore për bastet sportive”, zbardhen vendimet e Qeverisë: Hapet liceu francez në Korçë, 67 milionë euro për sistemin e kanalizimeve

Qeveria do të miratojë së shpejti aktet nënligjore sa i takon ligjit për bastet sportive në vend. Deklaratën e bëri sot ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një deklaratë për mediat në përfundim të mbledhjes së Qeverisë. “Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt, i cili është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online”, theksoi Malaj. Sipas tij “Kërkohet punë dhe është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që kuadri ligjor për bastet sportive të jetë sipas standardeve më të mira ndërkombëtare”. Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë u miratua strategjia për arsimin për vitet 2027-2032. Ministrja Kumbaro theksoi se “do...