Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i demokratëve në Degën Nr. 2, Durrës
Gara për kreun e PD, Dega Nr. 2 Durrës ka përfunduar me zgjedhjen e Osman Stafës si kryetar i ardhshëm i demokratëve në qytetin bregdetar. Sipas burimeve për SYRI-n, në përfundim të procesit të votimit, Stafa ka marrë 336 vota, ndërsa rivali i tij, mjeku Drizi, mori 238 vota. Procesi i votimit u mbajt ditën e sotme dhe anëtarësia e PD në njësitë administrative të bashkisë konfirmoi sërish në detyrë Osman Stafën, i cili u caktua në këtë post rreth një muaj përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025. Tre javë më parë u mbajtën zgjedhjet për kreun e PD Durrës, dega 1, garë të cilën e fitoi kandidati Adrian Gashi. Kujtojmë se në mars të vitit të kaluar, kryedemokrati Sali Berisha njoftoi strukturën e PD...
Burimi:
syri.net