Fyerjet në Kuvend/ “Etika” fal Ballën, përjashton me nga 10 ditë Bardhin e Balliun, bashkë me Shehajn do të mungojnë…
Hetimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Ballukut, nisi edhe prej kallëzimit të tij. Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Sociliste, Gazment Bardhi, nuk do të jetë në seancën plenare të 12 marsit, kur do të hidhen në votë 2 raportet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë. Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 10 ditë nga seancat dhe komisionet parlamentare. Në seancën ku do hidhet në votim raporti i PD pro arrestimit dhe ai i PS-së që refuzon SPAK-un, do të mungojë edhe Klevis Balliu për të cilin socialistët kishin kërkuar 20 ditë përjashtim por sekretariati vendosi për 10 ditë. Vendimet lidhen me përplasjet mes deputetëve në seancën plenare të 5 marsit, pasi kreu i grupit të...
Burimi:
sot.com.al