“Fuqizim i rolit të diasporës në zhvillimin e vendit”/ Spiropali në takim me Këshillin Koordinues: Në prill mbahet Samiti i IV-t i Diasporës

“Fuqizim i rolit të diasporës në zhvillimin e vendit”/ Spiropali në takim me Këshillin Koordinues: Në prill mbahet Samiti i IV-t i Diasporës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, me fokus bashkëpunimin dhe fuqizimin e rolit të diasporës në sfidat e zhvillimit të vendit. Spiropali shkruan se në takim u fol për tre çështje konkrete, Strategjia Kombëtare e Diasporës 2026-2030, risitë e Ligjit të Ri për Diasporën, si dhe përgatitjet për samitin e IV-t të Diasporës. Ministrja e Jashtme njoftoi se samiti i IV-t i Diasporës do të mbahet në Tiranë në datat 14 dhe 15 prill. Top Channel