Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë ‘INET Albania’
Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve, nivelin e konkurrencës dhe rrjetin e marrëdhënieve që mund të kenë ndikuar në këto procedura. Të dhënat zyrtare të prokurimeve tregojnë se kompania ka përfituar disa tendera të lidhur me sisteme digjitale, platforma menaxhimi dhe shërbime teknologjike për strukturat e Bashkisë Tiranë dhe ndërmarrjet e saj. Sa para publike ka marrë kompania? Sipas të dhënave të publikuara në portalin e monitorimit të prokurimeve Open Procurement Albania, INET ALBANIA rezulton fituese në 4 procedura të zhvilluara nga institucione të Bashkisë Tiranë, me një fond limit total prej rreth: 84,733,327 lekë (pa TVSH). Këto kontrata lidhen kryesisht me digjitalizimin e shërbimeve të...
Burimi:
syri.net