‘Ftesa për Ramën, e lobuar’, Harxhi: Te ‘Bordi i Paqes’, Shqipëria. Shtrëngimi i duarve me Trump, ‘i ngrirë’!

‘Ftesa për Ramën, e lobuar’, Harxhi: Te ‘Bordi i Paqes’, Shqipëria. Shtrëngimi i duarve me Trump, ‘i ngrirë’!

Në samitin e nivelit të lartë në Uashington për mbledhjen e "Bordit të Paqes", Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën liderë botërorë për të diskutuar hapat konkretë për rindërtimin e Gazës. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrja e të cilëve u cilësua si me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike. Në një intervistë për  edicionin e pasdites në Syri Tv, Edith Harxhi, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare u shpreh se prania e Shqipërisë në këtë tryezë nuk ishte e rastësishme, pasi shihet si një konfirmim i aleancës së palëkundur dhe parësore me Shtetet e Bashkuara, një marrëdhënie e cila i ka fillesat që në vitin 1992 dhe që qëndron mbi politikat partiake të ditës. Ftesa, ndonëse...