Ftesa e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes, Spiropali: Lajm i mirë për vendin, në Tiranë plas marazi se do paguajmë miliarda e do sjellim palestinezët

Ftesa e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes, Spiropali: Lajm i mirë për vendin, në Tiranë plas marazi se do paguajmë miliarda e do sjellim palestinezët

Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat u ndal te ftesa e Presidentit Donald Trump, që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes. Ajo u shpreh se Shqipëria ka marrë një vlerësim të lartë , ku cilësohet si vend anëtar themelues. “Sot kam kënaqësi të ndaj me ju disa komente mbi një zhvillim me rëndësi të veçantë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, e për mënyrën sesi dinamika krejt e re e politikës sonë të jashtme në dekadën e fundit, po sjell në vazhdimësi rezultate të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë. Presidenti i SHBA Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi...