Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA
Donald Trump i ka dërguar Kryeministrit Edi Rama një ftesë për t’iu bashkuar Bordit të Administrimit të Paqes në Gaza, një nismë e re me ndikim ndërkombëtar. I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Arben Meçe e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik, duke theksuar se për herë të parë që nga nisja e konfliktit në Gaza po ndërtohet një institucion i qëndrueshëm me vizion afatgjatë për paqen, menaxhimin politik dhe ekonomik të zonës. Sipas Meçes, përfshirja e Kryeministrit Rama në këtë forum të nivelit të lartë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për Shqipërinë, forcon partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe hap mundësi të reja për bashkëpunim, investime dhe rol më aktiv të vendit në politikën globale. “Për herë të parë në...
Burimi:
javanews.al