France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit e krahut të djathtë të opozitës, të cilët hodhën fishekzjarrë dhe bomba molotov të bëra vetë, raporton media shtetërore franceze, France24. Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike (PD) të ish-kryeministrit Sali Berishë u mblodhën fillimisht jashtë selisë së qeverisë duke kërkuar që kryeministri socialist Edi Rama të jepte dorëheqjen. "Ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama, i cili e ka zhytur vendin në varfëri dhe korrupsion", i tha 81-vjeçari turmës. "Ai është thjesht një kufomë politike". Por Berishës iu desh ta mbaronte fjalimin e tij menjëherë pas kësaj kur disa protestues hodhën fishekzjarrë dhe bomba molotov drejt ndërtesës së qeverisë. Policia qëlloi me gaz lotsjellës...