Fotolajm/ Tym dhe flakë, çfarë mbeti pas në përfundim të protestës së PD-së
Prej më shumë se tre orësh, mbështetësit e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetë, protestuan në Tiranë. Fillimisht nisi marshimi nga selia blu, ku Berisha ndiqej nga mbështetësit dhe iu drejtuan Kryeministrisë. Skenari ishte i njëjtë, ku nisi hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, ndërsa vijuan edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Infrastrukturës dhe selisë së PS. Gjatë protestës u lëndua edhe Sali Berisha, si dhe katër efektivë të policisë. Këto pamje të shkrepura nga LSA, tregojnë çfarë mbeti në përfundim të protestës së PD. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv