FOTOLAJM/ Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

FOTOLAJM/ Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

Po mbahet sot në Kuvend seanca plenare, ku në rend dite është votimi për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku dhe hapjen rrugë arrestimit të saj. Ndërsa në sallë po zhvillohet seanca, jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga PD. Ndërkohë një detaj që është vënë re në sallë, është prania e një gardisti në reshtin ku qëndron Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS. Në një reagim në rrjetet sociale, Flamur Noka ka shkruar: E padëgjuar më parë që deputetit t’i vendoset truprojë personale në sallën e Kuvendit! Frikacaku 0900 me tel në dorë  ka thyer rekordin e përshtirësisë. Nuk dihet arsyeja se përse është vendosur që gardisti të qëndrojë aty, dhe përse Garda e...