Fotolajm/ Opozita ‘zbutet’ pas protestës dhe djegies me molotov të ish-vilës së Enver Hoxhës, rikthehet e qetë në Kuvend. Çfarë ndodhi në seancë

Fotolajm/ Opozita ‘zbutet’ pas protestës dhe djegies me molotov të ish-vilës së Enver Hoxhës, rikthehet e qetë në Kuvend. Çfarë ndodhi në seancë

Me tone të qeta ka nisur dhe vijon seanca plenare e kësaj të hëne pasdite, e para pas protestës së opozitës ku iu vu flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë marrë me radhë fjalën në Kuvend, ku janë ndalur në problematikat e evidentuara prej tyre në zonat që përfaqësojnë. Nga kampi rozë, humori duhet i mirë, teksa aparati fotografik i LSA ka kapur momente batutash në ulëset e deputetëve të PS. Ulsi Manja ka shkëmbyer biseda me Braçen, që nga lentet e aparatit duken mjaft miqësore. Nga kampi blu, Tritan Shehu dhe Luan Baçi shfaqen të fokusuar në diskutime, teksa qëndrojnë pranë në ulëse, e po ashtu me tone të qeta janë shfaqur edhe deputetët e tjerë demokratë. Ndërkohë...