FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës
Gent Strazimiri, i njohur si deputeti me kobure, është parë duke u përplasur me policinë në protestën e sotme. Nuk dihet në deputeti demokrat e kishte koburen me vete a jo. Sakaq, edhe deputetët e tjerë demokratë Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Albana Vokshi, dhe Sajmir Korreshi u përplasën fizikisht me formacionin e policisë që marshonte së bashku me autobotin e ujit në rrugët qendrore të Tiranës, në ndjekje të militantëve të Partisë Demokratike që vandalizuan Kryeministrinë dhe tentuan të dëmtojnë Kuvendin.
Burimi:
javanews.al