FOTO/ Noka nga Bulqiza: Asnjë nuk është i tepërt, të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Bulqizës, ku bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare më 20 shkurt përpara Kryeministrisë. Noka theksoi rëndësinë e mobilizimit qytetar për mbrojtjen e integrimit europian, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri: “Asnjë nuk është i tepërt në protestë. Të gjithë janë të nevojshëm. Bashkimi është i domosdoshëm”, u shpreh ai. Reagimi i plotë i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: Më 20 Shkurt, qytetarë nga Bulqiza do i bashkohen protestës kombëtare përpara kryeministrisë. Do të jemi të gjithë bashkë, për të ndalur fundin e procesit të integrimit europian, të demokracisë në Shqipëri dhe të shtetit të së drejtës, ndërtimi i të cilit është produkt i angazhimit qytetar...
Burimi:
syri.net