FOTO/ Noka: Nën censurë dhe sulm mediatik, më 10 shkurt opozita në përballje vendimtare sfidon narkoshtetin
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka theksuar rëndësinë e protestës së 10 shkurtit për opozitën shqiptare, duke vënë në dukje rolin e rrjeteve sociale në pasqyrimin e punës organizative me strukturat vendore të PD-së. Nga Sharra, Noka u bëri thirrje demokratëve dhe simpatizantëve për angazhim maksimal dhe pjesëmarrje qytetare, në kushtet e censurëd mediatike nga shtypi i kontrolluar. Sipas Nokës, përballë opozitës qëndron një ‘armatё mediatike’ e financuar nga narkoshteti, por ai theksoi se çdo regjim bie. Reagimi i plotë: Pasqyrimi në rrjetet sociale i punës organizative me strukturat vendore të PD-së njeh çdo demokrat e simpatizant me aktivitetin tonë partiak, si dhe me rëndësinë e peshën politike që përfaqëson 10 shkurti për opozitën shqiptare. Populli opozitar ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pret...
Burimi:
syri.net