Forumi i Atlantic Council/ Tabaku: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është proces ekonomik, jo formalitet në letër
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e pranishme në takimin e organizuar nga Atlantic Council në Washington DC, ku mori pjesë në panelin kushtuar Ballkanit Perëndimor, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe ambasadorin amerikan Justin Siberell. Paneli u moderua nga Charles Lichfield dhe u fokusua në procesin e integrimit europian dhe dimensionin gjeoekonomik të Ballkanit Perëndimor, në një kontekst të ri sfidash dhe mundësish për rajonin. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se, edhe pas më shumë se 15 vitesh diskutimesh për integrimin, Ballkani Perëndimor ende nuk ka një hapësirë të mirëfilltë të integruar ekonomike dhe infrastrukturore. “Ne flasim prej vitesh për integrimin, por ende nuk kemi një rajon realisht të lidhur ekonomikisht. Kjo rrëmujë ka prodhuar...
Burimi:
syri.net