Fondi Social 2026/ Rama: Shtrirje shërbimesh në nivel vendor, buxheti është 6-fishuar! Gonzato: Po investojmë 100 milion euro
edi rama-silvio gonzato TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në eventin "Fondi Social 2026-Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve", ku u prezantuan 14 shërbime të reja sociale. Fondi Social 2026 do të financojë 14 shërbime të reja dedikuar fëmijëve dhe nënave në nevojë, të rriturit me aftësi ndryshe, të moshuarit dhe gratë e vajzat që janë viktima të dhunës, si dhe fëmijë që janë pa kujdes prindëror. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se përpjekja nisi në kushte të vështira, pasi sipas tij kishin borxhe të akumuluara, që qeveria duhet t’i shlyente. Kreu i qeverisë thekson se një nga risitë kryesore ka qenë shtrirja e shërbimeve në nivel vendor, një hap që sipas Ramës, ka dhënë sinjale inkurajuese se është në...
Burimi:
zeri.ai