Foltorja e PD sot në orën 18:00 në Yzberish/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët

Foltorja e PD sot në orën 18:00 në Yzberish/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët

Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:00, turi i ‘Foltores’ do të ndalet në Yzberish, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të zhvillojë një takim të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe simpatizantët. Bashkëbisedimi do të fokusohet në situatën politike në vend, problematikat që shqetësojnë qytetarët, si dhe qëndrimet e opozitës për zhvillimet aktuale. Qytetarët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe shqetësime, në një komunikimi të hapur. Turi i “Foltores” vijon të zhvillohet në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e takimeve të drejtpërdrejta të kryetarit të PD-së me qytetarët. Gjithakshtu kreu i PD-së ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqiptar që më 24 Janar të dalë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Kreu i PD-së...