“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!
Partia Demokratika ka zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës para godinës së Kryeministrisë pasditen e sotme. Në këtë tubim janë mbledhur disa dhjetëra simpatizantë të PD-së dhe qytetarë, të cilët përmes thirrjeve në kor dhe parullave kërkojnë rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së tij para të pranishmëve se protestuesit e opozitës nuk do të largohen nga sheshi, pa larguar më parë qeverinë Rama. Berisha hodhi gjithashtu akuza të rënda ndaj qeverisë për lidhje me krimin, teksa tha se Ergys Agasi, i akuzuar për pengmarrje nga SPAK, rrahu me grushta ish-ministrin Ulsi Manja, duke i thënë sipas tij, se e kishte porosi nga ‘Kapoja’. Pjesë nga fjala e Berishës: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më...
Burimi:
javanews.al