Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë thirrje përmes një postimi në Facebook për pjesëmarrje në foltoren e sotme para Kryeministrisë. “Sot, në orën 18:00, përpara kryeministrisë”, shkruan Noka në statusin e tij në rrjete sociale. Këtë të hënë opozita do të mbajë protestën e radhës. Protesta pritet të nisë në orën 18:00. Ashtu si dhe Foltoret e tjera edhe këtë herë, tubimi do të organizohet përpara Kryeministrisë. Më herët Policia e Shtetit, njoftoi kufizohet të lëvizjes në disa akse/segmente rrugore. Konkretisht u njoftua se do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të...