Foltorja e opozitës/ Luçiano Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros

Foltorja e opozitës/ Luçiano Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar ditën e sotme se Rama ka ndërtuar një narkoshtet dhe se meriton fatin e Maduros. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Boçi tha se Rama ka ndërtuar mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve. Ai tha se SHBA-ja në vend të urimit i kujtuan kryeministrit se ka ndërtuar në mes të Evropës një narkoshtet. “Të dashur qytetar, nuk jemi këtu për spektakël politik, as numrash e as fjalimesh. Jemi këtu për të kërkuar llogaridhënie, për të transmetuar dhe mbrojtur të vërtetat tona se janë të vërtetat e atyre qytetarëve që ndjejnë thikën e mjerimit t’i ngulet çdo ditë e më thellë nga kjo qeverisje dhe për këtë shkak 46% janë në rrezik...